Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ushtria izraelite jep urdhër për evakuim të detyruar në qytetin e Gazës

Ushtria izraelite jep urdhër për evakuim të detyruar në qytetin e Gazës

Avichay Adraee

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, ka lëshuar një paralajmërim për banorët e lagjes Shujayea dhe të paktën pesë zonave të tjera në lindje të qytetit të Gazës, duke u urdhëruar të zhvendosen drejt perëndimit.

Ushtria izraelite “po vepron me forcë të madhe në zonat tuaja për të shkatërruar infrastrukturën terroriste,” tha Adraee në një postim në platformën X, duke paraqitur një hartë ku zonat për evakuim ishin shënuar me të kuqe.

Shujayea ka qenë në qendër të ofensivës së re të ushtrisë izraelite në veri të Rripit të Gazës në ditët e fundit. Vetëm gjatë dy ditëve të fundit, të paktën 35 persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite, të cilat shkatërruan plotësisht ndërtesa të tëra banimi, me pretendimin se po godisnin operativë të Hamasit.

Exit mobile version