Në ditën e dytë të armëpushimit, ushtria izraelite paralajmëroi libanezët të mos u afrohen 10 qyteteve dhe fshatrave në jug të Libanit, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, në deklaratën në llogarinë e tij në rrjetet sociale paralajmëroi libanezët “të mos u afrohen 10 qyteteve dhe fshatrave” në jug të Libanit.
Ai u bëri thirrje libanezëve të mos u afrohen disa lokacioneve në jug të Libanit.
“Ju ndalohet të ktheheni në shtëpitë tuaja në jug të kësaj linje deri në një njoftim të dytë. Kushdo që lëviz në jug të kësaj linje e vë veten në rrezik”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite.
Derisa ushtria izraelite intensifikoi sulmet e saj në Liban dhe nisi sulmet tokësore nga jugu, 1.9 milionë njerëz u zhvendosën në vend, shumica e tyre nga rajonet jugore.
Marrëveshja e armëpushimit e arritur mes Libanit dhe Izraelit ka hyrë në fuqi dje në orën 04:00 me orën lokale.