Forcat izraelite kanë arrestuar nënën dhe vëllain e Abdullah Jalmana në qytetin e Xheninit, në një përpjekje për të ushtruar presion që ai të dorëzohet, raporton rrjeti informativ Quds News.
Ndërkohë, bastisje dhe arrestime të tjera nga ushtria izraelite janë raportuar në disa pjesë të tjera të Bregut Perëndimor gjatë orëve të fundit, përfshirë:
- Lagjet Ezbet al-Jarad dhe Dhunaba në Tulkarem, ku forcat izraelite kanë nisur një fushatë arrestimesh;
- Qytetin e vjetër të Nablusit, ku janë shënuar përleshje mes luftëtarëve palestinezë dhe ushtrisë izraelite;
- Qytezën Silat al-Harithiya, në perëndim të Xheninit;
- Fshatin Osarin, në juglindje të Nablusit.
Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, këto praktika të arrestimeve të afërmve të të dyshuarve përbëjnë forma presioni psikologjik dhe shkelin të drejtat themelore të individëve që nuk kanë lidhje direkte me veprimtarinë e të kërkuarve. /mesazhi
