Ushtria izraelite arreston 45 palestinezë në Bregun Perëndimor

Të paktën 45 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë u arrestuan nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë thuhet se ushtarët izraelitë krahas qyteteve El Khalil, Tulkarm, Tubas dhe Ramallah në Bregun Perëndimor kanë kryer bastisje edhe në Kuds.

Më tej në deklaratë thuhet se në mesin e të arrestuarve ka edhe gra, fëmijë dhe ish-të burgosur dhe se arrestimi i palestinezëve nga ushtarët izraelitë është kryer me qëllimin për “ndëshkim kolektiv dhe për të minuar çdo lloj rezistence”.

Numri i palestinezëve të arrestuar është rritur në 14.300 në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim, ku Izraeli krahas gjenocidit që filloi në Rripin e Gazës më 7 tetor 2023, ka intensifikuar sulmet gjatë kësaj periudhe.

Në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që kanë uzurpuar tokat palestineze në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar, që nga 7 tetori 2023 e deri më tani kanë humbur jetën 837 palestinezë, përfshirë 167 fëmijë.