Shoqata e të Burgosurve Palestinezë tha se të arrestuarit janë nga Hebroni, Betlehemi, Tulkarmi dhe Jenini. Në mesin e të arrestuarve janë 8 anëtarë të familjes Al-Ajouli nga Hebroni
Ushtria izraelite sot ka arrestuar 23 palestinezë gjatë bastisjeve në disa qytete të Bregut Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shoqata e të Burgosurve Palestinezë njoftoi se të arrestuarit janë nga Hebroni, Betlehemi, Tulkarmi dhe Jenini. Në njoftim thuhet se në mesin e të arrestuarve janë 8 anëtarë të familjes Al-Ajouli nga Hebroni.
“Këto arrestime përfaqësojnë politikën më të spikatur sistematike dhe konzistente të zbatuar nga autoritetet pushtuese në baza ditore”, shtohet në njoftim.
Ushtria izraelite shpesh kryen fushata të gjera arrestimi në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor me pretekstin e arrestimit të palestinezëve “të kërkuar”.
Sipas të dhënave nga institucionet që merren me çështjet e të burgosurve, aktualisht 4.650 palestinezë janë në burgjet e Izraelit. /aa