Ush’tria iz’raelite arreston 15 pa’lestinezë në Bregun Perëndimor

Foto ilustrim

Ushtria izraelite arrestoi të paktën 15 palestinezë në bastisjet që kreu në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë thuhet se ushtria izraelite kreu bastisje ndaj shtëpive në rajonet Ramallah, Jenin, Tulkarm, Qalqilya dhe El-Khalil në Bregun Perëndimor.

Në bastisjet e kryera nga forcat izraelite janë arrestuar 15 palestinezë, përfshirë një fëmijë, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se forcat izraelite gjatë bastisjeve i kanë goditur familjet palestineze dhe i kanë frikësuar me kërcënime.

Numri i palestinezëve të arrestuar në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori ka arritur mbi 11.600 ndërsa në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që përvetësojnë tokat palestineze, theksohet se janë vrarë 767 palestinezë, përfshirë 167 fëmijë.