Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 11 palestinezë në Bregun Perëndimor për shkak të involvimit të pretenduar në aktivitete terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga ushtria izraelite thonë se të mërkurën mbrëma në lokacione të ndryshme në Bregun Perëndimor kanë kryer bastisje, gjatë të cilave u arrestuan 11 palestinezë.
Sipas të dhënave të autoriteteve palestineze, Izraeli momentalisht në burgje mban rreth 7.000 palestinezë, prej të cilëve shumica janë nga Bregu i pushtuar Perëndimor.
Ushtria izraelite kohëve të fundit zbaton arrestime në mbarë Bregun Perëndimor, nën arsyetimin se ndjek palestinezë “të kërkuar”.