Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ushtria franceze tronditet nga skandali i kontrabandës së armëve

Ushtria franceze tronditet nga skandali i kontrabandës së armëve

French Defense Minister Florence Parly holds a machine gun during a visit to the military camp of Satory in Versailles-Satory west of Paris on May 7, 2021. (Photo by Martin Bureau / Pool / ABACAPRESS.COM

E përditshmja franceze “Mediapart” ka shkruar se policia franceze ka nisur një hetim të gjerë kundër kontrabandës së armëve.

Deri tani në kuadër të hetimit janë konfiskuan më shumë se 200 armë, të cilat do t’u shiteshin trafikantëve të drogës dhe grupeve të ekstremit të djathtë.

Sipas lajmit të gazetës pjesë e grupit kriminal janë tre oficerë francezë, përfshirë dy pensionistë, dhe shoferi i ministres franceze të Mbrojtjes Florence Parly.

Mësohet se shoferi me origjinë ushtarake akuzohet për sigurimin e armëve, mbajtjen e tyre dhe pse ka qenë anëtar i grupit kriminal. Ai kishte hyrë në punë në Ministri në korrik 2020 dhe e ka shoqëruar ministren në disa udhëtime të saj gjashtë muaj para se të zbulohej skandali i kontrabandës së armëve.

Gazeta shtron pyetjen se si ka arritur të kalojë filtrin e sigurisë së Ministrisë së Mbrojtjes një person i përfshirë në kontrabandën e armëve.

Përveç kësaj, Ministria në verën e vitit 2020 vlerësoi emërimin e një ushtari me leje drejtimi (në periudhën e provës), por më vonë u hoq dorë nga ky vendim.

Ministria e Mbrojtjes nga ana e saj bëri një deklaratë në lidhje me akuzat, ku tha se çështja tashmë i ka kaluar gjykatës dhe shoferi i ministres së mbrojtjes është nxjerrë në lirim. /trt

Exit mobile version