Ushtria e Sudanit ka arrestuar më shumë anëtarë të udhëheqjes civile të vendit pasi arrestoi ministrin e Shëndetësisë, Omar El Najeeb dhe ministrin e Ujitjes, Yasser Abbas, theksuan burime nga zyra e kryeministrit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndërkohë, burime nga Shoqata e Profesionistëve Sudanezë (SPA) thanë se ushtria ka nisur një fushatë të gjerë arrestimi që synon aktivistët dhe ish-zyrtarët e tjerë.
Krerët ushtarakë kanë arrestuar tashmë shumicën e zyrtarëve qeveritarë dhe kryeministri Abdalla Hamdok është ende në arrest shtëpiak, konfirmuan burimet.
Zyrtarë të tjerë, përfshirë ish-këshilltarin e kryeministrit për mediat, Fayez Seleik, dhe anëtarin kryesor të SPA-së, Ismail Al-Taj, janë mesin e të arrestuarve.
Rrjeti i Gazetarëve Sudanezë (SJN) ka thënë gjithashtu se rreth pesë gazetarë janë arrestuar, ndërsa të tjerët janë thirrur për hetim nga organet e sigurisë.
Të hënën, ushtria e Sudanit shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe shpërndau Këshillin e Sovranitetit dhe qeverinë kalimtare disa orë pasi arrestoi kryeministrin Hamdok dhe ministrat në qeverinë e tij civile. /aa