Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ushtria e Sudanit merr kontrollin e aeroportit në Khartoum, dëme të mëdha...

Ushtria e Sudanit merr kontrollin e aeroportit në Khartoum, dëme të mëdha me avionë dhe ndërtesa të shkatërruara

Ushtria sudaneze ka marrë kontrollin e Aeroportit Ndërkombëtar të Khartoumit, i cili ishte përdorur si bazë nga Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), transmeton Anadolu.

Si pasojë e përplasjeve, avionët e parkuar në aeroport dhe ndërtesat e aeroportit kanë pësuar dëme të mëdha.

Ushtria sudaneze ka marrë kontrollin e pjesës më të madhe të kryeqytetit Khartoum, pas më shumë se 23 muaj përleshje me RSF-në.

Dje, ushtria sudaneze njoftoi se trupat e saj kanë arritur të pastrojnë xhepat e fundit të rezistencës nga forcat paraushtarake të RSF-së në Khartoum.

Ushtria tha se “milicia e RSF-së po përhap zëra për një tërheqje nga Khartoumi si pjesë e një marrëveshjeje me qeverinë sudaneze”, të cilën ushtria e mohoi.

Të mërkruën, kryetari i Këshillit Sovran të Sudanit, Abdel Fattah al-Burhan, e shpalli kryeqytetin Khartoum “të lirë” pasi forcat sudaneze dëbuan RSF-në nga qyteti.

Kontrolli territorial i RSF-së është reduktuar me shpejtësi në javët e fundit, me ushtrinë që ka rimarrë zonat në të gjithë Khartoumin, Al-Jaziram, Nilin e Bardhë, Kordofanin e Veriut, Sennarin dhe shtetet e Nilit të Kaltër.

Ushtria dhe RSF kanë luftuar që nga mesi i prillit të vitit 2023, përleshje që sipas OKB-së dhe autoriteteve lokale, kanë marrë jetën e mbi 20 mijë njerëzve dhe kanë çuar në zhvendosjen e rreth 14 milionë të tjerëve. Megjithatë, hulumtimet nga universitetet amerikane vlerësojnë numrin e vdekjeve në rreth 130 mijë.

Komuniteti ndërkombëtar dhe OKB-ja kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës, duke paralajmëruar për një katastrofë humanitare të afërt pasi miliona njerëz përballen me urinë dhe vdekjen për shkak të mungesës së ushqimit. Konflikti është përhapur në 13 nga 18 shtetet e Sudanit.

‘Khartoum is free’ says Sudan Army chief al-Burhan after airport captured
Exit mobile version