Ushtria e Shqipërisë bëhet me helikopterë “BlackHawk”

Ushtria e Shqipërisë është bërë me dy helikopterë amerikanë BlackHawk.

Arritja e tyre është bërë e ditur nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura – Gjeneral Major Arben Kingji.

Ai në Facebook ka thënë se ky është një lajm i shkëlqyer për ushtrinë shqiptare.

“Mbërrijnë dy helikopterët BlackHawk në Shqipëri. Një lajm i shkëlqyer për FARSH, pasi për herë të parë do të kemi në përdorim helikopterin më efektiv që do të luajë një rol të rëndësishëm në operacionet dhe misionet e ndryshme ajrore”, ka shkruar ai.