Ushtria e Izraelit stërvitje të madhe ushtarake në kufi me Gazën

Ushtria izraelite ka nisur mëngjesin e sotëm një stërvitje të madhe ushtarake në kufi me Rripin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke u bazuar në burime anonime, mediat izraelite raportojnë se stërvitja ushtarake do të vazhdojë deri të mërkurën, dhe se qëllimi kryesor i saj është kontrolli i gatishmërisë së forcave izraelite të sigurisë.

Rreth dy milionë palestinezë në Gazën e bllokuar, së fundmi i janë gëzuar një nisme të filluar për pajtim mes grupeve rivale të Fatahut dhe Hamasit, por paralelisht me këtë, druajnë nga intensifikimi i aktiviteteve ushtarake të Izraelit.

Nga fundi i muajit të kaluar, ushtria izraelite minoi dhe shkatërroi një tunel të fshehtë në kufirin e Gazës, ku u vranë 12 palestinezë.