Forcat e armatosura të Çadit thanë se situata është “nën kontroll” pas një shkëmbimi të ashpër zjarri pranë pallatit presidencial në kryeqytetin N’Djamena, transmeton Anadolu.
Të shtëna të ashpra u raportuan brenda dhe rreth pallatit, të cilat vazhduan për rreth 30 minuta, thanë burime lokale.
Por zyrtarë në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Çadit kanë thënë për faqen e lajmeve “Alwihda Info” se situata tani është nën kontroll.
Burimi i të shtënave mbetet i panjohur.
Raportime të pakonfirmuara thonë se anëtarët e grupit terrorist Boko Haram ishin të përfshirë në sulm dhe se disa prej tyre janë neutralizuar.
Një deklaratë e qeverisë tha se “është çrrënjosur një përpjekje për destabilizim”.
“Në videot e filmuara dhe transmetuara nga ushtarët e gardës presidenciale menjëherë pas përleshjeve, ne shohim trupa të shumtë të sulmuesve të eliminuar brenda territorit të Pallatit Presidencial”, thuhet në deklaratë.
Sot më herët, ministri i jashtëm kinez Wang Yi vizitoi N’Djamenën, ku u takua me presidentin e Çadit Mahamat Idriss Deby Itno dhe me kryeministrin Allamaye Halina.