Ushtria e Azerbajxhanit vendos flamurin në rajonin e çliruar Lachin

Ushtarët e Azerbajxhanit hynë dhe vendosën flamurin pas 28 vitesh në qendër të qytetit Lachin i cili ishte pushtuar nga Armenia në vitin 1992, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në pamjet e ndara nga Ministria azerbajxhanase e Mbrojtjes, komandanti i ushtarëve që hynë në qytet, duke iu drejtuar presidentit İlham Aliyev përpara ndërtesës ku u vendos flamuri tha: “I nderuar kryekomandant, flamuri i Azerbajxhanit po valëvitet në qytetin Lachin. Rroftë Azerbajxhani. Rroftë kryekomandanti. Karabaku është Azerbajxhan”.

Armenia pranoi humbjen dhe nënshkroi marrëveshjen që premton largimin edhe nga rajonet nën pushtim Agdam, Lachin dhe Kalbajar, pasi ushtria e Azerbajxhanit çliroi nga pushtimi i Armenisë 5 qendra qytetesh, 4 qyteza dhe rreth 286 fshatra me operacionin që filloi në Malësinë e Karabakut më 27 shtator.

Ushtria e Armenisë u tërhoq më 20 nëntor nga qyteti Agdam ndërsa më 25 nëntor nga Kalbajar dhe dje nga Lachin.