Ushtria azerbajxhanase u ka shkaktuar humbje forcave armene, të cilat kanë shtënë në drejtim të ushtarëve dhe vendbanime të Azerbajxhanit gjatë natës pavarësisht armëpushimit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se shpreh se përleshjet vazhduan kryesisht në drejtimet Agdere, Hocavend dhe Gubadli.
Gjatë ditës së djeshme dhe gjatë orëve të natës sot, janë neutralizuar dy tanke T-72, tri mjete këmbësorie të blinduara, dy sisteme raketore “Smerch” dhe dy “Grad”, 12 lloje të ndryshme artilerie, një antiajror OSA, një automjet radar dhe dy automobila, si dhe një numër i madh i personelit ushtarak.
Në deklaratë theksohet se fronti është nën kontrollin e ushtrisë azerbajxhanase.
Ministria njoftoi se ushtria armene ka gjuajtur me artileri në rajonet Terter, Aghdam dhe Agcabedi që nga orët e mëngjesit.