Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ushtari qëllon një sulmues me thikë, mbyllet muzeu i Luvrit në Francë

Ushtari qëllon një sulmues me thikë, mbyllet muzeu i Luvrit në Francë

Muzeu i Luvrit në Paris është rrethuar me shirita policia, pasi një ushtar francez hapi zjarr ndaj një personi, që dyshohet se ishte një sulmues me thikë.

Ai mbeti i plagosur nga të shtënat.

Personi pretendonte të hynte në muze, ndërsa kishte me vete një çantë të dyshimtë.

Ministria e Brendshme në Francë ka raportuar se ka pasur një “incident të rëndë të sigurisë publike” në afërsi të muzeut, një nga më të famshmit në botë.

Stacioni i metrosë aty pranë u bllokuar gjithashtu, ndërsa Reuters raporton se policia ka rrethuar muzeun. Radio “Europa 1”, thotë se sheshi pranë muzet të Luvrit u evakuua pjesërisht.

Exit mobile version