Autoritetet izraelite kanë qëlluar për vdekje palestinezin Muhammad Thabet Jallad. 25 vjecari po kthehej nga një qytet i Bregut Perëndimor, kur u qëllua me të shtëna nga forcat izraelite.
Muhammad sapo kishte mbaruar trajtimin kundër kancerit, dhe pak ditë më parë e kishte kryer kimoterapinë e fundit.
Disa raporte flasin se i riu ishte vrarë qysh në muajin nëntor, por deri tani nuk kanë pranuar të flasin rreth tij.
Vrasja e tij ka ndodhur e paprovokuar, ndërsa nuk ka pasur njoftime të mëtutjeshme rreth vrasjes së tij. /MESAZHI/