Agjencia Kombëtare Libaneze e Lajmeve (NNA) po raporton se forcat izraelite janë tërhequr në agim të sotëm nga disa qytete dhe fshatra që kishin pushtuar në jug të vendit dhe po mbajnë një prani në pesë pika përgjatë kufirit Izrael-Liban, raporton Aljazeera.
Trupat izraelite u tërhoqën nga Yaroun, Maroun al-Ras, Blida, Meiss el-Jabal, Hula, Markaba, Odaisseh, Kfar Kila dhe Wazzani.
Ushtarët libanezë dhe forcat UNIFIL janë vendosur në “qytetet e çliruara”, ndërsa inxhinierët dhe punëtorët komunalë tani po heqin barrierat prej dheu dhe po pastrojnë municionet dhe predhat e pashpërthyera, raportoi NNA.
Ai tha se zyrtarët libanezë po u bëjnë thirrje banorëve të mos hyjnë në fshatrat e tyre derisa ushtria të mund të vëzhgojë zonat që ushtria izraelite ka lënë. /mesazhi