Ushtarët izraelitë vërasin 4 palestinezë në kufirin me Gazën

Forcat izraelite qëlluan për vdekje katër palestinezë pranë gardhit të sigurisë me Rripin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim, ushtria izraelite tha që të katër personat dyshohet se ishin të armatosur me pushkë AK-47, granata dore dhe minahedhës.

Ushtria tha që trupat e pajetë të katër personave janë në Izrael.

Nuk ka asnjë koment nga autoritetet palestineze në Gaza për pretendimin e Izraelit.

Izraeli dhe grupi palestinez Hamas, i cili qeveris Rripin e Gazës, arritën armëpushim informal në maj pas periudhës më të keqe të dhunës që nga viti 2014.

Palestinezët kanë zhvilluar protesta javore pranë kufirit të Gazës për të kërkuar dhënien fund të bllokimit izraelit 12-vjeçar ndaj Rripit të Gazës, i cili ka shkatërruar ekonominë e enklavës bregdetare dhe privoi dy milionë banorët e saj nga shumë pajisje themelore.

Që nga fillimi i protestave të Gazës vitin e kaluar, thuajse 270 protestues janë martirizuar, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur nga trupat izraelite të vendosura pranë zonës tampon.