Në kufi të Rripit të Gazës plagoset rëndë një palestinez, pas një përleshje mes ushtarëve izraelitë dhe të rinjve palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për gazetarin e AA-së, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Eshref el-Kudra tha se ka ndodhur një përleshje mes ushtarëve izraelitë dhe të rinjve palestinezë në kampin e refugjatëve El-Burejc, i cili ndodhet në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.
Si pasojë e të shtënave me armë nga ushtarët izraelitë gjatë kësaj përleshjeje, një palestinez ka pësuar plagë në pjesën e stomakut. El-Kudra tha se ekipet shëndetësore kanë vlerësuar se gjendja e tij është e “rëndë”.
Ushtarët izraelitë po ndërhyjnë në protestat e banorëve të Gazës me gaz lotsjellës dhe me plumba gome. Palestinezët protestojnë kundër bllokadës shumë vitesh të Izraelit si dhe po i mbështesin të burgosurit që ndodhen në grevë urie.