Forcat Detare të Izraelit kanë shtënë ndaj peshkatarëve palestinezë të cilët kishin dalë për të peshkuar.
Si pasojë e zjarrit të hapur nga ana e Forcave Detare të Izraelit ndaj palestinezëve që peshkonin në brigjet e Han Junus në jug të Gazas, 2 peshkatarë palestinezë mbetën të plagosur, transmeton TRT.
Forcat e ushtrisë izraelite nuk lejojnë peshkatarët palestinezë që të peshkojnë dhe shpesh herë hapin zjarr ndaj varkave palestineze duke penguar kështu peshkimin e tyre.
Autoritetet palestineze bëjnë të ditur se kjo është një shkelje e armëpushimit të arritur ndërmjet dy palëve. /MESAZHI/