Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ush’tarët iz’raelitë arr’estuan 12 pa’lestinezë në Bregun Perëndimor

Ush’tarët iz’raelitë arr’estuan 12 pa’lestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtarët izraelitë arrestuan 12 palestinezë të tjerë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të përbashkët të bërë nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni i të Burgosurve dhe të Liruarve të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, thuhet se ushtria izraelite vazhdon bastisjet e saj në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Theksohet se ushtria izraelite arrestoi të paktën 12 palestinezë në bastisjet e kryera në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor gjatë natës dhe në mëngjes.

Thuhet se numri i palestinezëve të ndaluar në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023 është afërsisht 10.100.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se këto të dhëna nuk përfshijnë ndalimet “me mijëra” në Rripin e Gazës.

Që nga 7 tetori, kur Izraeli filloi sulmin e tij në Rripin e Gazës, ka pasur një rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Që nga 7 tetori, 630 palestinezë humbën jetën dhe rreth 5.400 palestinezë u plagosën në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që uzurpuan tokat palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Exit mobile version