Ushtarët izraelitë kanë arestuar në Bregun Perëndimor deputetin e Parlamentit të Palestinës, Ibrahim Dahbura, njëherësh anëtar i Hamasit, raporton Anadolu Agency (AA).
E bija e deputetit, Rahme Dahbur, në një prononcim për AA tha se ushtarët izraelitë e kishin arrestuar babain e saj në vendin Arraba në qytetin Jenin.
Gjatë arrestimit, ushtarët kanë konfiskuar edhe automjetin e deputetit Dahbur.
Me arrestimet e fundit numri i deputetëve palestinezë të arrestuar nga autoritetet e Izraelit ka shkuar në 12.
Ndryshe, forcat izraelite kohë pas kohe kryejnë bastisje në shtëpitë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, ku me pretekste të ndryshme arrestojnë palestinezët.