Ush’tarët iz’raelitë arr’estojnë 60 pa’lestinezë në Br’egun Pe’rëndimor

Forcat izraelite arrestuan 60 palestinezë dhe plagosën një tjetër në bastisjet e kryera në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, ushtarët izraelitë kryen bastisje në Nablus, Ramallah, Tubas, El-Khalil dhe Tulkarm.

Gjatë bastisjes në kampin e refugjatëve Al-Fariah në afërsi të qytetit Tubas, u shënua një konflikt mes ushtarëve dhe palestinezëve që reaguan ndaj bassitjes. Ushtarët shkatërruan infrastrukturën e kampit ndërsa para se të tërhiqen dëmtuan pronat private dhe atomjetet në zonë.

Gjatë bastisjes në qytetin Nablus, u arrestua një palestinez si dhe u plagos një tejtër si pasojë e përdorimit të plumbave të vërtetë nga ushtarët izraelitë.

Në lajmin e agjencisë zyrtare palestineze WAFA, ndahet informacioni se ushtarët izraelitë arrestuan 29 palestinezë në Silwad në lindje si dhe 30 palestinezë në Kafr Nima në perëndim të Ramallah.

Që kur ushtria izraelite filloi sulmet në Rripin e Gazës nga 7 tetori 2023 e deri më tani, ka pasur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.