Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ush’tarët iz’raelitë arr’estojnë 25 pa’lestinezë në Br’egun Pe’rëndimor

Ush’tarët iz’raelitë arr’estojnë 25 pa’lestinezë në Br’egun Pe’rëndimor

Ushtarët izraelitë arrestuan 25 palestinezë të tjerë në bastisjet që kryen në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni për të Burgosurit dhe të Liruarit të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës thuhet se ushtarët izraelitë kryen bastisje në qytetet Ramallah, Betlehem, Qalqilya dhe kryesisht në Nablus të Bregut Perëndimor.

Gjatë bastisjeve janë arrestuar 25 palestinezë të tjerë, përfshirë në mesin e tyre edhe ish të burgosur. Në Bregun Perëndimor të pushtuar ka arritur në 9.385 numri i palestinezëve të arrestuar që nga 7 tetori i vitit 2023 e deri më tani.

Ushtarët izraelitë gjatë bastisjeve kanë ushtruar dhunë ndaj palestinezëve të arrestuar dhe ndaj familjeve të tyre si dhe kanë dëmtuar shtëpitë e palestinezëve dhe kanë hapur zjarr të drejtpërdrejtë. Me “sulme gjithëpërfshirëse”, që nga 7 tetori e deri më tani Izraeli përmes “sulmeve gjithëpërfshirëse” ka zbatuar ndëshkim kolektiv në mënyrë sistematike ndaj palestinezëve.

Që kur ushtria izraelite filloi sulmet në Rripin e Gazës nga 7 tetori 2023 e deri më tani, në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor ka pasur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve. Që nga 7 tetori e deri më tani në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që grabisin tokat e palestinezëve, në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim janë vrarë 553 palestinezë.

Exit mobile version