Ushtarët izraelitë arrestuan 25 palestinezë të tjerë në bastisjet që kryen në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni për të Burgosurit dhe të Liruarit të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës thuhet se ushtarët izraelitë kryen bastisje në qytetet Ramallah, Betlehem, Qalqilya dhe kryesisht në Nablus të Bregut Perëndimor.
Gjatë bastisjeve janë arrestuar 25 palestinezë të tjerë, përfshirë në mesin e tyre edhe ish të burgosur. Në Bregun Perëndimor të pushtuar ka arritur në 9.385 numri i palestinezëve të arrestuar që nga 7 tetori i vitit 2023 e deri më tani.
Ushtarët izraelitë gjatë bastisjeve kanë ushtruar dhunë ndaj palestinezëve të arrestuar dhe ndaj familjeve të tyre si dhe kanë dëmtuar shtëpitë e palestinezëve dhe kanë hapur zjarr të drejtpërdrejtë. Me “sulme gjithëpërfshirëse”, që nga 7 tetori e deri më tani Izraeli përmes “sulmeve gjithëpërfshirëse” ka zbatuar ndëshkim kolektiv në mënyrë sistematike ndaj palestinezëve.
Që kur ushtria izraelite filloi sulmet në Rripin e Gazës nga 7 tetori 2023 e deri më tani, në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor ka pasur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve. Që nga 7 tetori e deri më tani në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që grabisin tokat e palestinezëve, në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim janë vrarë 553 palestinezë.