Ush’tarët iz’raelitë arrestojnë 18 pa’lestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtarët izraelitë arrestuan të paktën 18 palestinezë, përfshirë në mesin e tyre fëmijë dhe ish të burgosur, gjatë bastisjeve në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni për të Burgosurit dhe të Liruarit, të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, thuhet se ushtarët izraelitë kanë vazhduar bastisjet ndaj shtëpive të palestinezëve në Bregun Perëndimor.

Në deklaratë theksohet se ushtria izraelite që nga mbrëmë e deri më tani ka kryer bastisje në qytetet Betlehem, El Khalil, Kuds, Ramallah dhe Salfit.

Gjatë bastisjeve, shtëpitë e palestinezëve u shkatërruan dhe se personat e arrestuar dhe familjet e tyre u janë nënshtruar goditjeve dhe kërcënimeve, bëhet e ditur në deklaratën ku theksohet se ka shkuar në mbi 11.900 numri i palestinezëve të arrestuar në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim që nga 7 tetori 2023.

Që nga 7 tetori, kur Izraeli filloi sulmet në Rripin e Gazës ka pasur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Në sulmet e ushtrisë izraelite dhe izraelitëve që kanë uzurpuar tokat palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, që nga 7 tetori 2023 e deri më tani kanë humbur jetën 801 palestinezë, përfshirë 167 fëmijë.