Ballina Lajmet Kosovë Ushtarët italianë të KFOR-it stërviten për kontroll të turmave dhe trazirave

Ushtarët italianë të KFOR-it stërviten për kontroll të turmave dhe trazirave

Ushtarët italianë kanë kryer stërvitje intensive për kontroll të turmave dhe trazirave.

Nga KFOR-i është thënë se në këtë stërvitje, ushtarët janë trajnuar ndër të tjera edhe se si të reagojnë shpejt duke qëndruar të qetë në situata rreziku dhe stresi të lartë psikologjik.

“Ushtarët italianë të Batalionit Kinetic të Komandës Rajonale në Perëndim të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja zhvilluan një stërvitje intensive të kontrollit të turmave dhe trazirave (CRC), të trajnuar nga kolegët e tyre hungarezë të Batalionit të Rezervës Kinetic (KNBR).

Ushtrimet panë ushtarët të përballen me flakë të forta që u krijuan nga lëshimi i kontejnerëve ndezës. Objektivi, përveç të mësuarit se si të menaxhohej kërcënimi i zjarrit, ishte edhe të mësohej se si të reagonim shpejt duke qëndruar i qetë në situata rreziku dhe stresi të lartë psikologjik”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version