Ushtarët hungarezë të Batalionit Rezervë Taktik të KFOR-it, kanë zhvilluar stërvitje me ngarkesë të nxehtë me Detashmentin e Aviacionit të KFOR-it në kampin `Novo Selo`.
Ushtarët, siç kanë bërë të ditur KFOR-i, praktikuan hipjen dhe zbarkimin e sigurt të helikopterit në nivel nën-njësie.
“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim.