Ballina Lajmet Kosovë Ushtarët e FSK-së do të marrin trajtime mjekësore falas në Turqi

Ushtarët e FSK-së do të marrin trajtime mjekësore falas në Turqi

Trajtime mjekësore falas për ushtarët e FSK-së e ushtrime të përbashkëta në fushën e mjekësisë ushtarake.

Vetëm dy javë pas vizitës së tij në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, sot në margjinat e SAHA EXPO kisha nderin që të takoj sërish Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Yaşar Güler.

Kosova dhe Turqia kanë nënshkruar marrëveshje të re në fushën e trajtimit mjekësor dhe ushtrimeve të përbashkëta në fushën e mjekësisë.

Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci dhe homologu i tij turk, Yaşar Güler.

Me këtë marrëveshje siç ka bërë të ditur ministri Maqedonci është rritur kuota e trajtimi falas nga 50 në 75.

“Me këtë marrëveshje kuota e trajtimeve mjekësore falas në dispozicion të ushtarakëve tanë rritet nga 50 në 75 në vit apo për 50% më shumë. Përveç kësaj marrëveshja mundëson realizimin e ushtrimeve të përbashkëta në fushën e mjekësisë ushtarake, trajnime mjekësore para zbarkimeve ushtarake, shkëmbimin e personelit mjekësor, veprimtaritë shkencore dhe shkëmbim i informacionit mjekësor, edukim profesional për pjesëtarët e FSK-së në Akademinë Mjekësore Ushtarake të Turqisë në mjekësi të përgjithshme, stomatologji, infermieri dhe farmaci”, ka shkruar Maqedonci.

Ai ka bërë të ditur se mbi 300 ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajtuar pa pagesë në institucionet e specializuara shëndetësore ushtarake turke në kuadrin e bashkëpunimit dypalësh në këtë fushë.

Exit mobile version