Ballina Lajmet Kosovë Ushtarët amerikanë me trajnim për qitje, rrisin gatishmërinë dhe aftësitë operacionale

Ushtarët amerikanë me trajnim për qitje, rrisin gatishmërinë dhe aftësitë operacionale

NATO ka njoftuar se ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të KFOR-it kanë zhvilluar një kurs trajnimi për qitje në Kampin Bondsteel, Kosovë.

Sipas KFOR-it ky trajnim synon të rrisë aftësitë e ushtarëve në përdorimin dhe qitjen me armë, duke përmirësuar kështu gatishmërinë dhe kapacitetet e tyre operacionale.

Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Misioni i KFOR-it vijon të zbatojë mandatin e tij, për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Ndryshe, KFOR-i po vazhdon të bashkëpunojë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre si mekanizma të sigurisë.

Exit mobile version