Arsyen kryesore e gjejnë te mënyra e keqe e të ushqyerit, që në fëmijërinë e hershme.
Në këtë mënyrën e keqe të ushqyerjes përfshihet, që nga sasia e duke vazhduar me përdorjen e ushqimit si shpërblim apo duke e ushqyer me zor dhe kohë e pa kohë e vënd e pa vënd.
Gjithashtu rezultatet e kërkimeve kanë treguar, se masa më e saktë e një vakti është grushti I dorës së vetë fëmijës.
Një vakt duhet të përbëhet nga dy masa sa grushti, njëra të jetë me proteina dhe perime tjetra me karbohidrate fibra dhe fruta.
Pra sasia e shqimit, që duhet të marrë fëmija në një vakt, duhet të jetë e barabartë me madhësinë e dy grushteve të dorës së vetë fëmijës. Sasia e tepërt është stërmundim për organizmin.
Praktikat me ‘dhunë’
Praktikat që përdorin të rriturit për të ushqyer fëmijën varion nga të ushqyerit me zor, të mbaruarit deri në fund pjatën, apo se kush mbaron i pari është kampion, apo mania e nënave që fëmija i tyre të hajë çdo gjë.
Dhe ajo që i vë kapakun, është të ushqyerit në rrugë. Të gjitha këto mënyra të ushqyeri që u cituan, janë veprime gjymtyese gati përdhunuese që ja kthejnë ushqimin në bezdi e dhunë fëmijës.
Prindër ushqyerja me zorr është dhunë e pastër. Të gjithë të rriturit dhe sidomos prindërit, nëse vërtetë dëshirojnë, që fëmija i tyre të ushqehet mirë, duhet të njohin më parë, se çdo të thotë dhe cila është në të vërtetë ushqyerja e mirë dhe pse duhet të jemi shumë të kujdeshëm e të vëmëndëshëm në këtë proces.
E ngrëna është një proçes i dyfishtë psiqik. Ekzistenca dhe perceptimi i vetes dhe mjedisit, si i mirë apo i keq, i kanë zanafillat pikërisht tek ushqyerja.
Fëmija fillon të perceptojë veten më vete, pikërisht kur fillon shtesa ushqimore në periudhën 4-6 muaj. Kujdes prindër mos, e ktheni fëmijën në një shishe që duhet mbushur me ushqim.Nga Lira Gjika Pediatre-/Femra.net/ /Mesazhi/