Mund t’ju duket e çuditshme, por e vërteta është se veza është zgjedhja ideale e ushqimit, për të gjithë ata që janë duke ndjekur programe për tu dobësuar.
Hulumtimet kanë treguar se konsumimi i vezëve për mëngjes ndihmon në rënien në peshë në krahasim me ushqimet e tjera. Kjo mund të jetë për shkak të faktit se ndërsa përmban pak kalori, veza shkakton ndjenjë të madhe të ngopjes , duke zvogëluar kështu marrjen totale të kalorive gjatë pjesës tjetër të ditës.
Veza është një nga ushqimet më të keqkuptuara, për sa i përket niveleve të kolesterolit, sepse e verdha e vezës është një burim i pasur i kolesterolit. Një vezë siguron 200-240mg kolesterol, i cili përmbahet vetëm në të verdhën e vezës. E bardha e vezës nuk përmban as kolesterol dhe as yndyrë.