Ballina Jeta Shëndetësi Ushqimi dhe pijet më të mira për të balancuar lëngjet e humbura...

Ushqimi dhe pijet më të mira për të balancuar lëngjet e humbura në ditët me zagushi

Aleati i parë i ditëve të nxehta të verës është gjithmonë uji, por ne mund të plotësojmë dëshirën për të shuar etjen tonë me diçka të shijshme pa përdorur pije të gazuara, të cilat shpesh përmbajnë shumë sheqer dhe nuk e shuajnë etjen.

Pijet “e duhura”

Pija ideale është uji, ndoshta pak i gazuar, dhe që mund ti shtoni një fetë limoni apo ndonjë fletë menteje. Është shumë i mirë dhe uji i aromatizuar me fruta, dhe që mund të përgatitet dhe në shtëpi.

Çajrat

Bëni mirë ta përgatisni që në darkë, kur bën më pak vapë. Përdorni çajin jeshil apo çajrat bimor e me fruta. Mund të shfrytëzoni vetitë e bimëve për të shuar etjen. Për shembull, pasiflora apo lule melisa kanë veti qetësuese dhe mund të ndihmojnë dhe për gjumin, ndërsa bishtat e qershisë janë të mira për të luftuar celulitin.

Ujë për t’u ngrënë

Fruta dhe perime janë të pasura me ujë dhe ushqimi më i mirë për ditët e nxehta. Gjithashtu janë të pasura me kripëra minerale që humbën në sasi të madhe kur djersin shumë, dhe që duhen riintegruar për një ekulibër korrekt për organizmin.

Më mirë të zgjidhni fruta të stinës, që kanë pak kalori duke nisur nga pjepri dhe shalqiri, të pasura me shumë ujë dhe pak sheqerna. Shumë të rëndësishme janë dhe perimet me ngjyrë të verdhë, portokalli apo të kuq, nga kajsia tek karrota dhe domatet, që përmbajnë betacaroten dhe favorizojnë nxirjen. Dhe në fund supat, janë mjaft të mira të konsumohen të ftohta.

Sallatat? Po, por…

Kujdes me përbërësit që zgjedhim, për të mos kthyer një ushqim të lehtë dhe të freskët në një bombë të vërtetë kalorike. Po perimet e freskëta si sallata, radhiqet, rukola etj., ku mund të shtoni domate, karrota, selino dhe kastravec, apo edhe mollë e ananas.

Por bëni kujdes me përbërësit si djathi, veza e zier proshuta dhe perimet në vaj. Kujdes edhe me salcat, mjafton vetëm një lugë me vaj ulliri dhe mos e hidhni pa fund direkt në pjatë.

Lëngjet e frutave

Lëngjet në shishe apo në karton kanë shumë sheqerna, dhe ruajnë shumë pak veti nga frutat. Më mirë të përgatisni vetë një të tillë.

Për mëngjes

Nëse bën shumë vapë dhe nuk të pëlqen të pish kafenë e përditshme, hani kos me fruta të freskëta dhe një lugë çaji fara liri, luledielli apo lulekuqe. Ata do t’ju japin energji dhe humor të mirë deri në kohën e drekës.

Exit mobile version