Janë një numër i ushqimesh që mund të mos e keni ditur se nuk duhet mbajtur në frigorifer.
Ju njoftojmë me disa nga to:
Buka
Nëse e fusni bukën në frigorifer, e cila nuk rekomandohet të bëhet nëse e konsumoni shpesh, ajo do thahet shumë shpejt.
Hudhra
Edhe pse hudhrën e rekomandojmë që të përdoret sa më shumë për efektet e saj. Në momentin që ju e fusni atë në frigorifer, çdo ushqim që ndodhet aty do marrë erë hudhre.
Patatet
Vendosja e patateve në frigorifer nuk është gjithashtu një ide e mirë, sepse do të rezultojë në më shumë niseshte.
Mjalti
Mjalti në frigorifer kristalizohet. Dhe do e keni shumë të vështirë ta konsumoni sepse do jetë ngrirë.
Domatet
Kur mbahen në frigorifer domatet fillojnë ta humbin shijen. Prandaj edhe ato duhet t’i mbani larg nga frigoriferi.