Ballina Jeta Shëndetësi Ushqimet që mund t’i zëvendësojnë lehtë vezët

Ushqimet që mund t’i zëvendësojnë lehtë vezët

Nëse për ndonjë arsye nuk mundeni ose nuk dëshironi të hani vezë, mos u brengosni, sepse ka zëvendësime adekuate.

Një nga zëvendësuesit e vezëve është tofu, të cilin mund ta thërrmoni dhe t’i shtoni piper dhe origano, transmeton Koha.net. Zëvendësimi juaj i shëndetshëm i vezëve është i gatshëm për ta ngrënë.

Kungulli është gjithashtu një zëvendësues i shkëlqyeshëm për vezët”>vezët, ndërsa përgatitet si tofu. Kungulli i lidh përbërësit dhe i jep lagështi të mjaftueshme çdo ushqimi. Mund ta përdorni një të tretën e një filxhani çaji të puresë së gatuar të kungullit për t’i zëvendësuar vezët”>vezët në ushqimet tuaja.

Patatja është mbreti i perimeve dhe një zëvendësues i shkëlqyeshëm për vezët”>vezët. Në çdo ushqim mund t’i zëvendësoni vezët”>vezët me purenë e patateve. Një çerek i filxhanit me pure të patates është i barabartë me një vezë.

Kur bëni ëmbëlsira, vezët”>vezët mund t’i zëvendësoni me vaj ulliri, apo një të katërtën e një filxhani me vaj ulliri ekstra të virgjër. Kjo do t’i përmbushë kërkesat e mysafirëve të cilët janë vegjetarianë.

Një lugë e madhe me fara të lirit është e barabartë me një vezë dhe mund të përdoret për të gjitha ushqimet e pjekura. Farat e lirit e ofrojnë të njëjtën vlerë ushqyese, ndërsa ushqimi e fiton një teksturë paksa më krokante.

Në vend të vezës mund të përdoret edhe mielli i misrit, i cili është një agjent i shkëlqyeshëm lidhës, përcjell Koha.net. Katër lugë të mëdha të miellit të misrit të përziera me katër lugë me ujë i zëvendësojnë me sukses dy vezë.

Banania e shtypur mund të lidhet dhe të sigurojë lagështi në çdo ushqim. Ekspertët rekomandojnë që ta përdorni një të katërtën e filxhanit të bananes së shtypur, e cila e zëvendëson një vezë. /albeu.com/

Exit mobile version