Ushqimet që më shpesh duhet t’i përfshini në tryezën tuaj

Nëse në kontrollin e fundit ju është vërtetuar kolesteroli i lartë, kjo nuk do të thotë që kënaqësive tuaja prej gurmanit i ka ardhur fundi. Njihuni me gjashtë ushqimet, që ndikojnë në rregullimin e nivelit të tij dhe ruajtjen e shëndetit.

VAJI I ULLIRIT DHE PRODHIMET E TJERA NGA ULLINJTË

Vaji i ullirit është i pasur me yndyrat e pangopura dhe me vitamina E. Hulumtimet kanë treguar se ushqimi me nivel të lartë të yndyrave të pangopura ndikon në stabilizimin e nivelit të kolesterolit të dëmshëm, si dhe ndikon në shtimin e kolesterolit të dobishëm. Gjithsecili me vlera të shtuara të kolesterolit të dëmshëm do të duhej ta shtonte nivelin e kolesterolit të mirë, e aty ndikon vaji i ullirit dhe prodhimet e tjera nga ullinjtë.

BISHTAJORET

Në bishtajore përfshihen fasulja dhe bizelja, si dhe shumë prodhime nga soja. Janë burim i hatashëm për fibrat dhe mineralet, vitamina B dhe fitonutriente. Këto nutriente e mbrojnë zemrën, derisa fibrat zvogëlojnë kolesterolin dhe nevojën për energji. Bishtajoret kanë pak yndyrë dhe nuk përmbajnë kolesterol. Mbi gjithçka, kanë edhe nivel të ulët glikemik. T’i konsumoni bishtajoret së paku 3-4 herë në javë.

JOGURTI PA YNDYRË DHE PRODHIMET E QUMËSHTIT

Adëshironi ta ulni nivelin e kolesterolit në organizmin tuaj, gjithsesi duhet shmangur prodhimet e qumështit me shumë yndyrë. Por, mund të konsumoni qumësht pa yndyrë dhe jogurt, po ashtu pa yndyrë. Burim të mirë sidomos paraqet jogurti pa yndyrë, pasi që është i pasur me proteina, kalcium, mikroorganizma, që po ashtu ndikojnë në uljen e kolesterolit të dëmshëm.

PEMËT DHE PERIMET E PASURA ME ANTIOKSIDUES

Të gjitha llojet e pemëve dhe perimeve mund të ndikojnë në uljen e kolesterolit dhe në shëndetin e zemrës. Me këtë rast, dy nga grupet e pemëve dhe perimeve janë të dobishme – pemët dhe perimet e pasura me vitamina C, si dhe ato të pasura me betakarotinë. Ushqimi i pasur me vitamina C përfshin agrumet, manaferrat, pjeprin, mango, perimet me gjethe të gjelbër si dhe specat pikant dhe ata të ëmbël.

HUDHRA DHE LLOJET E TJERA TË QEPËS

Hulumtimet e ndryshme kanë vërtetuar se si pjesëtaret e familjes së qepës – si hudhra, qepa e re dhe llojet tjera të qepës, janë shumë të dobishme për uljen e nivelit të kolesterolit të dëmshëm dhe për shëndetin e zemrës. Mu për këtë arsye, hudhrën dhe llojet e tjera të qepës t’i përdorni në sasinë që ju përgjigjet.

PESHQIT

Hulumtimet kanë treguar se si njerëzit që e konsumojnë mishin e peshkut tre apo më shumë herë gjatë javës janë më të pak të ekspozuar sëmundjeve të zemrës dhe shtypjes së lartë të gjakut. Kjo falë aminoacideve omega 3, me të cilat mishi i peshkut është i pasur. Zgjidhni llojet e peshkut si tunë, skumbri, salmon dhe sardele.