Ballina Jeta Ushqimet e kuqe për një zemër të shëndetshme

Ushqimet e kuqe për një zemër të shëndetshme

Ka disa perime dhe fruta të kuqe të pasura me antioksidues të fuqishëm. Këto ushqime ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve të ndryshme të zemrës dhe ulin rreziqet për goditjet në zemër.

Rezultati më i rëndësishëm është ulja e rrezikut nga sëmundjet e zemrës me mbi 50%.

Shega

Shega është një frut i pasur me disa lloje antioksiduesish të cilët ndihmojnë drejtpërdrejtë në forcimin e arterieve dhe kjo promovon një shëndet sa më të plotë të zemrës. Një studim tregoi se përdorimi i përditshëm i lëngut të shegës për një periudhë kohore tre mujore përmirësonte dukshëm rrjedhjen e gjakut.

Domate

Domatet janë të pasura në likopene, një pigment i kuq i cili ka veti antioksiduese dhe është një burim me vlera të pazëvendësueshme për sa i përket shëndetit të syve dhe të prostatës.

Qershitë

Qershitë përmbajnë antocianinë , nga e cila ato marrin dhe ngjyrën e kuqe. Antocianina është antioksidues shumë i fuqishëm që ka veti unike shëruese. Ajo zotëron veti anti-inflamatore që reduktojnë dhimbjet pas ushtrimeve në muskuj dhe kyçe.

Molla

Një mollë në ditë me shumë gjasa do ta mbaj doktorin larg, sepse përmban quercetin , një element me veti të fuqishme anti-inflamatore që parandalon mpiksjen e gjakut. Konsumojini mollët për mëngjes ose midis vakteve, në vend që të hani ushqime të blera.

Fasule të kuqe

Vetitë antioksiduese të fasuleve i bëjnë këto të fundit super ushqimet kryesore për zemrën. Nga një gjysmë gote me fasule marrim 5.5 gramë fibra si dhe 7.7 gramë proteina. Nuk përmban kolesterol të dëmshëm dhe ka vetëm 100 kalori.

Është e pasur me kalium që ndikon drejtpërdrejt në uljen e tensionit të lartë të gjakut dhe zvogëlon mundësitë për sëmundje të tjera të zemrës.

Speca të kuqe jo djegëse

Këto janë një lloj shumë i mirë ushqimesh për shëndetin e zemrës, duke qenë se përmbajnë elemente plus që nuk gjenden tek specat jeshilë. Ato janë gjithashtu të pasura me fibra të tretshme që ulin nivelin e kolesterolit, si dhe me vitamina A dhe C që janë antioksidues të fuqishëm.

Luleshtrydhe

Luleshtrydhet janë të rëndësishme për sasinë e madhe të manganit dhe vitaminës C që ato përmbajnë. Mangani ka rol jetik në shumë nga proceset metabolike që kryen trupi. Këto përfshijnë mbrojtje nga radikalet e lira, mbajtjen e punës së tiroides në nivele normale, ruajnë fortësinë e kockave dhe rregullojnë sasinë e sheqerit në gjak.

Ky frut përmban gjithashtu jod, fibra, kalium, kalcium dhe vitaminën K.

Exit mobile version