Ballina Jeta Dieta Ushqimet e gatshme kanë të njëjtin efekt si alkooli në organizëm

Ushqimet e gatshme kanë të njëjtin efekt si alkooli në organizëm

Ju ka ndodhur të hani për darkë një mal me ushqime të gatshme të tejmbushura me yndyra, dhe të zgjoheni në mëngjes e të ndiheni sikur keni kaluar tërë natën duke pirë? Nga studimet e fundit rezulton se kjo është një gjendje e vërtetë dhe mesa duket fast-food et e kanë këtë efekt.man eating burger

Dhimbje koke, fryrje, gojë e thatë dhe shumë etje janë të gjitha efekte anësore të një darke të kaluar duke e tepruar me ushqime të gatshme.

Por cila është arsyeja?

Sipas specialistëve, ju keni kaluar një natë duke e mbingarkuar trupin me yndyra dhe sodium. Stomakut i duhen më shumë se 12 orë për të tretur yndyrat, prandaj gjatë kësaj kohe ju do të ndiheni të lodhur, të rënduar dhe me nivel energjie zero.

Për më tepër, sasia e tepruar e kripës e bën sistemin gastrointestinal që të thithë ujë nga pjesët e tjera të trupit, duke e lënë këtë të fundit të dehidratuar. Gjuha dhe fyti do jenë gjithashtu shumë të thara. Kjo mund të jetë dhe përgjigjja për dhimbjen e kokës.

Dehidratimi është përgjegjës për lodhjen dhe mungesën e energjisë që ndieni. Që të jemi realist, jo gjithmonë do jemi në gjendje të heqim dorë nga një darkë e bollshme, prandaj është e rëndësishme të gjenden mënyra që të pengojnë efektet anësore.

Një zgjidhje është të pini shumë ujë pas vaktit. Mirë është të pini ujë deri në momentin e fundit që shtriheni për të fjetur, si dhe të pini ujë sa ngriheni në mëngjes. Nuk këshillohet që të konsumohen ushqime të gatshme në dy vaktet në vazhdim, në mënyrë që t’i jepet trupit kohë të rimarrë veten.

Exit mobile version