Ka përfunduar ndeshja në mes të Uruguajit dhe Koresë Jugore, në kuadër të fazës së grupeve në Kupën e Botës.
Pas 90 minutave portat mbetën të paprekura, ndonëse rastet për gol nuk munguan.
Uruguaji pati më shumë nga loja, por nuk arriti t’i konkretizonte rastet e shënuara.
Një rast që ia vlen të veçohet ishte goditja nga jashtë zonës e Fede Valverdes që përfundoi në shtyllë.
Si përfundim, të dyja skuadrat marrin nga një pikë, në pritje të duelit Portugali – Ganë që luhet prej orës 17:00.