Urtësi profetike rreth respektit për profetët e Zotit dhe ditët e shënuara

Hoxhë Vladimir Kera

Një urtësi profetike rreth respektit për profetët e Zotit dhe ditët e shënuara nga ngjarjet e popujve të tjerë, përveç traditave dhe festave që mund të kenë ndikime komerciale, kultura profetike mbetet modeli ynë i vërtetë dhe shembulli më i urtë për njerëzimin. Respektimi i ngjarjeve të shënuara tregon urtësinë e lartë hyjnore ndaj vlerave shpirtërore dhe besimit.

Nga Abdullah bin Abbas (r.a.), i cili tha: “Kur Profeti (a.s) erdhi në Medinë, pa se hebrenjtë po agjëronin ditën e Ashurës. Ai e pyeti: ‘Çfarë është kjo?’ Ata i përgjigjën: ‘Kjo është një ditë e shenjtë, në të cilën Allahu e shpëtoi Musanë dhe Beni Israilët nga armiku i tyre, prandaj ata agjërojnë këtë ditë.’ Profeti (a.s) tha: ‘Unë kam më shumë të drejtë për Musanë se sa ju,’ dhe ai agjëroi atë ditë dhe urdhëroi që të agjërohej.” (Transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi.)

Zoti thotënë Kur’an: “Ne e dërguam Musain me shenjat Tona (dhe i thamë): “Nxirre popullin tënd nga errësira në dritë dhe përkujtoju atyre ditët e Allahut!” Vërtet, në këtë ka shenja për çdo njeri që është i durueshëm dhe falënderues.” (Kur’an: Ibrahim: 5)

Hoxhë Vladimir Kera