Ursula von der Leyen: Integrimi i hershëm ekonomik, çelës për anëtarësimin në BE

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka publikuar fotografinë e përbashkët pas samitit të sotëm të Procesit të Berlinit.

Ajo përmes platformës “X” ka thënë se “integrimi i hershëm ekonomik është çelësi i suksesit të zgjerimit”, raporton teve1.info

Tutje, Ursula von der Leyen theksoi se tregu i përbashkët rajonal luan një rol kyç.

“Integrimi i hershëm ekonomik është çelësi i suksesit të zgjerimit. Tregu i përbashkët rajonal luan një rol kyç. Sa më mirë të funksionojë, aq më mirë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor mund të integrohen gradualisht në tregun tonë të vetëm.” – ka shkruar ajo.