Ballina Artikuj Urrejtja – zilia barrë e rëndë për shoqërinë

Urrejtja – zilia barrë e rëndë për shoqërinë

Hoxhë Nexhmedin Ademi

Në Kur’an dhe hadith, zilia përmendet si një prej veseve të këqija që dëmton marrëdhëniet mes njerëzve dhe prish zemrën e besimtarit.
Personi ziliqar është i pushtuar nga ndjenja depresive me doza neurotike. Është një çregullim mendor që reflekton në karakterin e njeriut.
Zilia përkufizohet si ndjenja e pakënaqësisë për fatin, pasurinë, apo suksesin e tjetrit, duke dëshiruar që ato të zhduken ose të kalojnë tek personi që ndien zilinë.
Nga ana shpirtërore, njerëzit që ushqejnë ndjenja të tilla janë njerëz të cilët për ndonjë arsye mbivlerësojnë ose nënvlerësojnë.
Njerëzit të cilët mbivlerësojnë konsiderojnë se të gjithë të tjerët janë më pak të vlefshëm se ata, andaj të tjerët duhet të jenë më pak të dashur, më pak të suksesshëm, më pak të pasur, më pak të lumtur se ata.
Personat që nënvlerësojnë shumë shpesh janë ziliqarë, sepse janë të pasigurt dhe kanë frikë nga dështimi. I ulin sukseset dhe arritjet e tjetrit.
Dy grupet kanë nevojë për tretman shërues. Morali Kur’anor na mëson se suksesi i tjetri nuk e pengon suksesin tuaj; pasuria tjetrit nuk e zvogëlon pasurinë tënde; nëse dikush është i dashur edhe ti mund të jesh i dashur.
Profeti Muhamed a. s. ka thënë: “Mos u xhelozoni njëri-tjetrin, mos e urreni njëri-tjetrin dhe mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit, por jini vëllezër siç e ka urdhëruar Allahu” (Buhariut)
Pasojat e zilisë:
• Dëmtimi i zemrës dhe shpirtit
• Dëmtimi i marrëdhënieve ndërnjerëzore
• Përhapja e mëkateve të tjera
• Pengimi i përparimit vetjak
• Humbja e shpërblimit nga Zoti.
Narrativa kur’anore për zilinë.
Jusufin a. s. nuk e hëngri ujku por hasedi i vëllezërve të tij. Nga kjo histori mësojmë se shpesh goditja vjen prej nga nuk e presim. Mund t’i shpëtosh ujkut, mirëpo nuk ju shpëton urrejtjes së vëllezërve tu!
Feja këshillon të ndërtojmë një shoqëri pa barrën e urrejtjes. Kjo nënkupton sipas moralit islam të kemi një shoqëri me më pak depresion, komplekse, marrëdhënie më të mira, konkurrencë të ndershme në politik, biznes, meritokraci etj.
Respekt, ndershmëri dhe mirëqenie. Unitet e kohezion shoqëror.

(Pjesë nga ligjërata e ditës së xhuma)

Hoxhë Nexhmedin Ademi

Exit mobile version