Urime fitoren Popullit të Gazës

Sabaudin Jashari

Selam alejkum we rahmetullahi we berekatuhu

Allahu Ekber Allahu Ekber Allahu Ekber la ilahe ilallahu wallahu Ekber Allahu Ekber we lilahil-hamd

Allahu Ekber Kebira welhamdu lilahi kethira we Subhanallahi bukreten we Esila

La ilahe ilallahu wahdeh Enxheze wadehu we nesare abdehu we hezemel-ahzabe wahdeh

Urime fitoren Popullit të Gazes i cili me qëndrueshmërinë dhe besnikërinë e tij na mësoi shumëçka rreth besës me Allahun, të vërtetës së Tij dhe Takimit ne të.

Urime popullit të Palestinës që gjatë gjithë këtyre dekadave i kanë treguar gjithë botës se si jetohet dhe si vdiset.

Urime të gjithë atyre myslimanëve që kanë jetuar gjatë këtyre muajve të luftës në Gaza me zemra të trazuara, dhe ngushëllimin e kanë gjetur tek duatë e sinqerta drejtuar Allahut Zotit të gjithësisë dhe Mposhtësit të të ligjve dhe ligësisë

Urime të gjithë njerëzve të ndershëm e të drejtë në të gjithë botën, në lindje dhe perëndim, të krishterë, hebre, budist, hindu e sikh…etj, të cilët qëndruan me kauzën e vërtetë dhe me njerëzit e vërtetë..

Urime të gjithë atyre shteteve që qëndruan me popullin e Gazas duke i dhënë përparësi të drejtës dhe të vërtetës dhe jo interesave të përkohshme.

Urime të gjithë atyre që mposhtën frikën dhe qëndruan me popullin e Gazës të cilët vrasjen e frikës nga i ligu e kanë si akt të parë që bëjnë që në momentin që dalin nga barku i nënës..

Urime të gjithë atyre njerëzve, popujve dhe shteteve që më në fund mund të kenë kuptuar se frika e vetme e cila duhet respektuar është frika e humbjes së marrëdhënieve me të vërtetën..

Urime atyre popujve, shteteve dhe qeverive që kanë bërë për popullin e Gazas dhe për kauzën e tyre shumë më tepër se ç’kemi parë e dëgjuar të bëjnë..

Urime dhe Faleminderit popull i Madh i Gazas që me rezistencën dhe sakrificën tënde të madhe u the popujve të vegjël e të dobët që të mos heqin dorë asnjë herë nga të drejtat e tyre dhe të mos dorëzohen asnjë herë për kërkimin e tyre dhe se arritja e lirisë dhe të drejtave legjitime është e mundur, por mund të arrihen vetëm nga ata popuj që dinë të luftojnë, të sakrifikojnë, dhe të durojnë për hir të tyre.

Urime dhe shumë Faleminderit popull i veçantë i Gazës që për gjatë pesëmbëdhjetë muajve sakrificë dhe heroizëm për hir të së vërtetës, e zgjove botën mbarë nga përhumbja e pluhurit të ateizmit dhe materializmit dhe e shpëtove nga frika e forcës së armës dhe bombës dhe e bëre të kujtojë edhe një herë se e vërteta i jep vlerë forcës dhe nuk është forca ajo që e krijon të “vërtetën”

Faleminderit popull i vërtetë i Gazas dhe Hallall…!

Autor: Sabaudin Jashari