Urdhërarrest dhe paraburgim është lëshuar për deputetin e VV-së Albin Kurti.
Gjyqtari Beqir Kalludra këtë vendim e ka marrë për shkak të mungesës së tij në seancën gjyqësore për gazin lotsjellës.
Ndërkaq, me 200 euro gjobë është dënuar kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, nënkryetari Xhavit Haliti dhe deputetët Bekim Haxhiu, Naser Osmani, Armend Zemaj dhe punëtorët e administratës Shpresa Gosalci dhe Leonora Halimaj.
Kjo pasi të gjithë janë dëshmitarë në këtë proces gjyqësor dhe kanë munguar.
Në seancë kanë qenë deputetet Flora Brovina, Blerta Deliu Kodra dhe Nuredin Ibishi. Në seancë ka munguar edhe prokurorja Fikrije Krasniqi.
Pas seancës deputetët e akuzuar Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi dhe Faton Topalli kanë thënë kjo është bërë sepse ka zëra që demarkacioni do të kthehet në Kuvend.
Deputetët akuzohen për përdorim të armës dhe pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës pikërisht për shkak të kundërshtimit të demarkacionit vitin e kaluar duke përdorur gaz lotsjellës në Kuvend.