Shenjëtarja Urata Rama është eliminuar nga Lojërat Olimpike.
Përfaqësuesja e Kosovës nuk arriti pikët për të siguruar kalimin tutje. Ajo përfundoi garën me 402 pikë
Pas 4 serive me nga 10 gjuajtje arriti rezultatin përfundimtar me 402.3 pikë. Nga 51 garuese përfundoi e 48-ta. Rekordi i saj mbetet 409.4 pikë.
Trajneri i saj Ali Pllana për KTV-në ka thënë se ishte rezultat i pritur, derisa ka shtuar se në Kosovë nuk është investuar shumë në këtë sport.
“Rezultat i pritur, por në përgjithësi jam i kënaqur”, ka thënë Pllana për KTV-në.