Uragani shkatërrues në SHBA iu merr jetën 27 personave, mes viktimave dhe një fëmijë 2 vjeç

Janë konfirmuar 27 viktima nga uragani i fuqishëm që përfshiu SHBA-në, mes të cilëve dhe një fëmijë 2-vjeçar.

Uragani Ida shkaktoi kaos dhe shkatërrim në të gjithë zonën e tri shteteve çoi në shpalljen e e urgjencës së parë të Përmbytjeve në Nju Jork.

Katër gra, tre burra dhe një djalë dy vjeçar vdiqën në pesë incidente të ndara përmbytjesh në qytet, deklaroi policia, ndërsa thekson se viktima e nëntë u zbulua në pjesën e pasme të një makine të zhytur herët në mëngjes.

Këtë pasdite, tre persona u gjetën të vdekur në bodrumin e përmbytur të një shtëpie.

Pesë banorë që banonin në të njejtën banesë u gjetën të vdekur në Nju Xhersi dhe një i moshuar u gjet i mbytur në makinë.

Detajet në lidhje me tetë vdekjet e tjera në State Garden nuk janë ende të qarta.

Mediat raportojnë se dy persona të tjerë janë shpallur të zhdukur. 485 njerëz u shpëtuan pasi u bllokuan në zonat e përmbytura.

Nëpër Nju Jork dhe Nju Xhersi, mësohet se rreth 85,000 njerëz ishin pa energji elektrike të enjten herët, përfshirë 25,000 në Neë York City. /tiranapost