Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Uragani Rafael lë Kubën pa energji elektrike

Uragani Rafael lë Kubën pa energji elektrike

Uragani Rafael, i cili goditi Kubën me shi të dendur dhe erëra, shkaktoi ndërprerje të energjisë në gjithë vendin, transmeton Anadolu.

Zyrtarët e operatorit të rrjetit të energjisë elektrike njoftuan se erërat e shkaktuara nga uragani Rafael, që preku Kubën, janë rritur në intensitetin e “Kategorisë 3”, duke bërë që sistemi i energjisë elektrike të bjerë në gjithë vendin.

Autoritetet deklaruan se uragani, i cili më vonë uli intensitetin e tij në “Kategorinë 2”, po lëviz drejt Gjirit të Meksikës.

Zyrtarët qeveritarë kishin njoftuar se në kuadër të masave paraprake të marra para uraganit, mësimi u ndërpre në shkolla në disa pjesë të vendit dhe disa fluturime u pezulluan.

Në tetor, Kuba u godit nga stuhia Oscar, e cila shkaktoi vdekjen e 6 personave dhe ndërprerje të energjisë elektrike në vend.

Në Kubë, ndërprerjet e energjisë elektrike ndodhin shpesh për shkak të keqfunksionimeve në termocentrale. Sipas raportimeve të mediave, këto probleme po përsëriten për shkak se termocentralet e ndërtuara nga Bashkimi Sovjetik 40 vjet më parë nuk janë mirëmbajtur në mënyrë adekuate.

Exit mobile version