Aeroporti më i famshëm në ishullin St. Marteen në Karaibe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i quajtur “Princeshë Juliana” është shkatërruar plotësisht nga uragani “Irma”.
Stuhia shkatërroi aeroportin ditën e djeshme, me erërat që arrinin shpejtësi 185 milje në orë, duke hedhur në ajër madje edhe gardhet e sigurisë.
Gurë të mëdhenj u përplasën me avionët duke i nxjerrë ato jashtë funksioni, si dhe sasi të mëdha rëre zunë pistat e uljeve dhe ngritjeve.
Stuhia, e cila është cilësuar si më e fuqishmja në Atlantik, në dekadën e fundit, ka vrarë të paktën 2 persona në këtë ishull të Karaibeve deri më tani.
Në brendësi të aeroportit, çdo gjë është përmbytur, dhe pjesë të ndërtesës janë rrënuar plotësisht për shkak të stuhisë. Aeroporti “Princeshë Juliana” ka pezulluar të gjitha fluturimet.