Uragani Harvey ka goditur Teksasin, por njerëzit tashmë kanë dhe një shqetësim tjetër. Krokodilët kanë tmerruar qytetarët të cilët janë shfaqur rrugëve të Teksasit.
Ky krokodil ishte fshehur poshtë një makinë dhe më pas u shfaq në oborrin e një banese.
Në momentin e përplasjes me brigjet e Teksasit, Harvey u regjistrua si një uragan i kategorisë 4, me një shpejtësi ere deri në 215 km/h, por më pas fuqia e tij ra, duke e bërë Harvey-n një uragan të kategorisë së 3-të.
Pasojat e stuhisë u ndjenë menjëherë, mbi 200 mijë familje mbetën pa energji elektrike, ndërsa pemë të shumta u shkatërruan nga fuqia e erës.
Rreth 5.8 milionë amerikanë janë brenda rreze që pritet të godasë Harvey në orët në vijim. Shumë prej tyre kanë nisur të largohen nga shtëpitë, ndërsa evakuimet masive pritet të vijojnë.